Inter po vazhdon të shkëlqej në Serie A, ku nuk di për humbje tash e sa kohë. Skuadra e Chivus shënoi fitore të rëndësishme sot në udhëtim tek Cremonese me rezultat 0-2.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Martinez hapi serinë e golave në minutën e 16-të, teksa 15 minuta më vonë shënoi edhe Piotr Zelenski për 0-2.
Inter mbajti rezultatin deri në fund të lojës dhe arriti tre pikët e radhës.
Pas 23 ndeshjeve, zikaltrit janë lider të padiskutueshëm në Serie A me 55 pikë, tetë më shumë se ndjekësi i parë Milani, derisa Cremonese pas kësaj humbje bie në pozitën e 16-të me 23 sosh.
Ndeshjen tjetër Interi e luan në udhëtim tek Sassuolo, kurse Cremonese përballet me Atalantan./Arbresh.info
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...