Tre persona të armatosur kanë kryer vjedhjen në filalen e NLB Bankës në “Gjorçe Petrov”. Ata e kanë kryer vjedhjen me automjetin “Opel Vektra” e cila pastaj është djegur, me çka kanë ikur drejt fshatit Krushopek. Policia sot ka dhënë detaje të reja në lidhje me vjedhjen e djeshme, ku nga banka thanë se janë vjedhur 8.700 euro.
“Dje në orën 10:55 në SPB Shkup, E.S. (26) nga Shkupi, i punësuar në bankë, ka paraqitur se një njërën degë të bakës në rrugën “Isaija Mazhovski” në Shkup tre persona me kërcënime me armë prej të punësuarve kanë marrë para. Gjithashtu M.D. (60) nga Shkupi ka paraqitur se në urën ke stadiumi në “Gjorçe Petrov” dhe fshatin Laka, ka vërejtur tre persona, ndërsa në afërsi të tyre kanë djegur një makinë, me çka personat me veturë tjetër janë larguar drejt fshatit Krushopek”, deklarojnë nga MPB.
Nga policia konstatojnë se bëhet fjalë për veturë të tipit “Opel Vektra” me targa të Shkupit, e cila më herët është shfrytëzuar për kryerjen e vjedhjes.
Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...