Sasho Koçevski, Ferid Muhiq, Kurto Dudush dhe gazetarja Dushica Murgja sot në Gjykatën Penale do të dëshmojnë për të enjten e përgjakshme të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dëshmitarët janë me propozim të Prokurorisë për ndjekjen penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokuroria propozoi 36 dëshmitarë, duke përfshirë dhe një dëshmitar të rrezikuar.
Në seancën e ardhshme më 21 shtator do të duhet të dëshmoj Agim Nuhiu.
Në seancën e kaluar dëshmuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i mbrojtjes, Oliver Spasovski, Damjan Mançevski, Petar Atanasovski, dhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, si dhe deputetët Muhamed Zeqir, Frosina Remenski, Vesel Mehmedi, Petar Bogoevski, Hari Llokvenec, Katerina Kuzmanovska, Enes Ibrahimi.
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...