Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhdukur gjatë luftës

14:30 | 18 Prill 2026
E.K

Ka përfunduar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Rivarrimi i eshtrave të 9-vjeçarit është bërë në Prekaz të Skenderajt.

Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Sinan Dauti ishte vetëm 9 vjeç kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999.

Dy ditë më vonë, ai ndërroi jetë nga plagët e marra në Spitalin e Mitrovicës.

Gjyshja e tij e kishte dërguar në Spitalin e Mitrovicës për shërim.

Nga ai moment, familja e tij nuk kishte pasur më asnjë informacion për fatin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale