Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe “E Majta”, gjatë fjalimit të kryetares së KE-së, Ursula von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kanë protestuar kundër “propozimit francez” me pankarta në të cilën shkruhet “Jo ultimatumit”.
Ata nuk tentuan ta ndërpresin fjalim e saj, por vetëm ngritën pankartat që tregonin mospajtim për propozimin e presidencës franceze me BE-në, e cila duhet të nisë procesin e negociatave për anëtarësim në BE.
Në një moment pranë foltores është afruar deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, i cili ka vendosur pankartën para kreut të KE-së me mbishkrimin “Jo”./Alsat/

Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...