Në polici dje rreth orës 9 është denoncuar keqpërdorim i të drejtës së votës në shtëpinë familjare të J.SH në fshatin Gradec në komunën e Vrapçishtes, kumtoi sot MPB-ja në buletinin ditor.
Dy anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor Vrapçisht kanë shkuar në shtëpinë me qëllim që G.SH. ta realizojë të drejtën e votës. Të dy i kanë marrë shenja nga gishti në listën e regjistrimit të votuesve, ndërsa njëri prej tyre ka rrethuar numrin rendor të një partie politike në kundërshtim me vullnetin e saj.
“Fletëvotimin e kanë vendosur në zarf dhe janë larguar, edhe pse denoncuesja u është thënë se do të paraqiten në polici. Denoncuesja tregoi se të dy ishin nga fshati Gradec. Gjatë gjithë ngjarjes në dhomën e ndenjes ishte edhe vajza e denoncueses që deklaroi se nuk kishte parë asgjë. Ndërmerren masat dhe aktivitete për zbardhje të tërësishme të rastit”, theksoi MPB-ja.
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...