Protesta të mëdha në të gjithë Serbinë – tubime në plot 30 lokacione kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Në Beograd qytetarët janë mbledhur në disa vende, si Autokomanda dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.
Një nga kryqëzimet më të mëdha, Autokomanda, është bllokuar rreth orës 20:00.
Gjithashtu janë dëmtuar ambientet e selisë së partisë të Vuçiqit, SNS-së në Novi Sad, ku në mur është shkruar edhe një grafit “shqiptar”.
Burrat hynë me forcë në ambientet e partisë progresive me shkallë, karrige dhe objekte të tjera.
Atmosfera përpara ambienteve të partisë është kaotike gjersa është hedhur edhe një bombë tymi, megjithëse nuk dihet se kush e hodhi. /Telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...