Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ bëri të ditur se rezultati i testimit për coronavirus ka qenë negativ.
“Që sot do të jem në vetizolim sipas protokollit, dhe nga nesër përsëri do t’i përmbush obligimet e punës”, shkruan Spasovski.
Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat për shkak se secili prej nesh mund të japë kontribut për shëndetin publik dhe se së shpejti, siç thotë Spasovskit, mund ta kthejmë jetesën në realitetin e ri, njofton telegrafi maqedoni.
“Të mbajmë maska, të mbajmë largësi trupore prej dy metrave, të mbrohemi dhe me këtë t’i mbrojmë të tjerët. Respektimi i masave mbron shëndetin e qytetarëve. Me një kontribut të përbashkët, më lehtë dhe më shpejt fitojmë luftën me Covid-19”, shkruan Spasovski.
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli