Derisa Resul Loga dhe Ardijan Azmoski nga firma “Drim Bilding”, paradite dëshmonin për rastin “reket”, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) kontrolloi firmat e tyre në Strugë. Inspektorët e DAP-it po kontrollojnë dokumentacionin dhe marrëveshjet që firma në fjalë ka nënshkruar me “Lidhjen Ndërkombëtare”, të Boki 13.
Nga kompania “Drim Billding”, kohë më parë njoftuan se kanë paguar rreth 260 mijë euro “Lidhjes Ndërkombëtare” për partneritet strategjik dhe bashkëpunim, dhe pasi Shoqata e Boki 13 dhe koordinatorja e projektit Jasna Mandiq nuk kanë përmbushur obligimet e marrëveshjes “Drim Bilding” ka ngritur padi në Gjykatën Themelore Shkupi 2.
Raportohet se DAP po kryen kontrolle edhe në firmën “Pelister” të biznesmenit Siljan Micevski, i cili gjatë ditës së djeshme gjithashtu dëshmoi në Prokurori.
Kontrollet e rrepta ndaj firmave të biznesmenëve që kanë firmosur marrëveshje me “Lidhjen Ndërkombëtare” për ndërtimin e Shtëpisë së pleqve, pason pasi DAP paraprakisht hyri në organizatën e Boki 13.
Nga Prokuroria njoftojnë se biznesmenët janë ftuar në Prokurori, si persona të cilët mund të japin informata të rëndësishme për hetimin mbi rastin “Zhvatja”.
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...