Moment pas momenti po mbërrijnë sa më shumë automjete ushtarake në kufirin me Greqinë. Sonte ajo përsëri do të jetë e mbyllur për refugjatët dhe emigrantët.
Ata që nuk do të kalojnë kufirin sot, do të duhet të presin deri nesër pasdite për të hyrë në Maqedoni.
Në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli ka rreth pesëqind emigrantë që kanë kaluar kufirin dhe duke pritur trenin e natës për Tabanoc, transmeton TetovaSot.
Shumë prej tyre janë nëna me fëmijë. Në një kamp joformal në kufirin kanë mbetur mbi dy mijë refugjatë.
Në stacionin hekurudhor shiten çdo gjë që nga ushqimi e deri te cigaret.
Sipas burimeve të Plusinfo, çmimet janë përvëluese, një kilogram e banane shitet për dhjetë euro, gjashtë shishe ujë të ftohtë shiten për dhjetë euro, një kuti cigare “Winston” pesë euro, dhe çdo çokollatë shitet për pesë euro./Arbresh.info
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë