Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, ka reaguar në Twitter në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.
Osmani shkruan se “në këtë kohë të vështirë jemi me Ukrainën”.

“Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Në këto kohë të vështira ne jemi me Ukrainën”, shkruan Osmani.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm presidenti rus Vlladimir Putin ka miratuar vendimin për “operacion të veçantë ushtarak” në Ukrainë, vendim ky i cili nga SHBA-të dhe Kievi zyrtar vlerësohen si shpallje e luftës. /arbresh.info/
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin
Ballkani fiton ndaj Ferizajt, dhe vazhdon ndjekjen e Dritës
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...