Maqedonisë i nevojitet Qeveri e re dhe jo zgjedhje të reja dhe askush në BE apo NATO nuk mendon ndryshe. Kështu tha eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll mbrëmë në një intervistë për “360 gradë”.
“Unë deri tani nuk kam dëgjuar ndonjërin në Parlamentin Evropian i cili mendon se duhet të organizoni zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i Parlamentit Evropian, qëndrimi i Komisionit, qëndrimi që e bëri publik z. Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup.
Ato janë qëndrimet nga gjitha anët, si edhe nga NATO-ja dhe liderët e vendeve partnere; se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe se duhet të shkohet në rrugën e proceseve normale demokratike. Kjo do të thotë se ai që ka shumicë parlamentare duhet të marrë mandat për qeverinë dhe këtu nuk ka ndonjë opsion tjetër”, deklaroi eurodeputeti Ivo Vajgëll.
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...