Më shumë se 35 viktima të gjenocidit të Srebrenicës janë identifikuar para 23 vjetorit të gjenocidit më të keq të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Trupat e viktimave u zhvarrosën nga varreza masive në fshatin Potocari të Bosnjës dhe Hercegovinës, 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Srebrenicës, tha në një deklaratë Instituti i Personave të Zhdukur (MPI) të Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton portali arbresh.info.
MPI është një institucion i pavarur në nivelin shtetëror, mandati i të cilit është të kërkojë për persona të zhdukur nga konflikti i armatosur i rëndësishëm për Bosnje dhe Hercegovinën dhe rajonin.
Deklarata tha se jo më shumë se 35 viktima janë identifikuar para përvjetorit të këtij viti.
Sot janë bërë plot 23 vjet që nga masakra që tronditi botën, ku u vranë 8 mijë burra e djem myslimanë.
Edhe pas 23 vitesh, mbetjet e viktimave ende janë duke u zbuluar dhe ceremonitë e varrimit ende po mbahen në Bosnje-Hercegovinë.
Bashkësia ndërkombëtare dështoi të ndërhyjë në Bosnjë. Ata deklaruan Srebrenicën si një ‘zonë e sigurt’ e megjithatë para trupave holandeze u vranë dymijë njerëz vetëm me 11 korrik./Arbresh.info/
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...