Hapin e parë që presidenti i ri i shtetit, Stevo Pendarovski e ka marrë sapo është sistemuar në rezidencën presidenciale në Vodno, ka qenë ftesa drejtuar profesor Blerim Rekës për t’u bërë pjesë e ekipit të Pendarovskit.
Këtë e ka thënë Pendarovski sot në brifing me gazetarë, ndërsa ka theksuar se ka qenë profesor Reka, ish-kandidat për president, ai që nuk e ka pranuar ofertën pasi do të vazhdojë t’i përkushtohet jetës akademike, shkruan Koha.
Në këtë drejtim, Pendarovski ka thënë se e vlerëson lart punën dhe përkushtimin e profesor Blerim Rekës si në jetën shoqërore, ashtu edhe në jetën akademike dhe politike në Maqedoni.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë