Gjithsej 20.278 raste aktive ka momentalisht Maqedonia e Veriut. Edhe pse numri i rasteve të reja në ditë po zvogëlohet, dhe regjistrohen më shumë pacientë të shëruar, në ditë ka edhe mbi 20 të vdekur.
Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 530 raste të reja, 528 të shëruar dhe 26 të vdekur.
Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje, ndërsa këto ditë, më të shpeshta janë thirrjet që festat e fundvitit të festohen në mënyrë të përgjegjshme pa grupime dhe pa rrezikuar shëndetin publik.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Maqedoni deri dje ka 1.045 të hospitalizuar dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.
Ministri i MPB-së dje tha se policia ka plan të posaçëm operativ për natën e 31 dhjetorit si dhe për natën e 1 janarit.
Ndryshe, numri i të diagnostifikuarve që nga fillimi në Maqedoni është 81.425 ku prej tyre 58.725 janë pacientë të shëruar dhe 2.427 janë të vdekur./Telegrafi/
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...