Çmimi i blerjes së domateve në Tregun sot ra në pesë denarë për kilogram, reagojnë nga Shoqata Bujqësore nga rajoni i Strumicës. Ata thonë se një gajbë nga 10 kilogram domate blihet për 50-60 denarë, për të cilën nuk kanë llogari.
Sipas bujqve, zvogëlimi i çmimit ka të bëjë me cilësinë, kurse deri tani do të duhej të ishin shitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëpër serra ka ende domate, kurse nuk ka interes për to. Çmimi i blerjes së domateve cilësore është 15 denarë për kilogram, kurse akuzat se kjo blihet për 5 denarë për kilogram kanë të bëjnë me domatet jo cilësore, të cilat nuk kanë vend në treg, por në kapacitetet e përpunimit”, thotë Koce Bozhinov.
Sipas tij, çmimi i blerjes prej 15 denarëve është e ulët, po për momentin atë e përcakton oferta dhe kërkesa. Ai shton se edhe pse zonat e mbjella me domate janë zvogëluar, përsëri çmimi bie.
Në vend se të kemi çmim më të lartë krahasuar me vitet tjera, kemi ulje prej 40%, pra ndodh e kundërta. Ashtu siç shkojnë punët mund të ndalohet kujdesia e domateve të hershme. Krahas kësaj, kemi vërejtje nga tregtarët tjerë se ka është përzier prodhimi me lloje të tjera, që nuk konvenon në tregun ku eksportohet, shton Bozhikov.
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...