Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka theksuar se shkak i krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë është e pritshme se projeksionet ekonomike do të korrigjohen dhe prandaj bisedohet për rebalanc të buxhetit.
Besimi ka paralajmëruar vendim qeveritar për kursime dhe huamarrje të mundshme përmes euroobligacionit.
“Në buxhetin e miratuar në Kuvend janë të parapara 600 milionë euro huamarrje ku 545 janë për mbulimin e deficitit të planifikuar në Buxhet, ndërsa dallimi është në rritjen e depozitave që zakonisht i lëmë në fund të vitit për vitin e ardhshëm që të kemi rezerva të caktuara në llogarinë e Bankës Popullore”, ka deklaruar ministri Besimi.
Besimi ka sqaruar se ato 600 milionë euro nuk janë në mënyrë plotësuese.
Ka theksuar se varësisht nga nevojat dhe gjendja në një periudhë të caktuar do të shkohet me propozim për rebalanc të buxhetit me çka zhvillohen bisedime me ministritë.
“Projektet ku ka dinamikë të ngadalësuar do të shkurtohen”, ka thënë ai.
Ka theksuar se Qeveria do të dalë jo me rekomandim, por vendim për kursime në krizën ekonomike dhe ajo nuk do të vlejë vetëm për ministrat, por kësaj do të duhet t’i bashkëngjiten edhe kryetarët e komunave, drejtorë të institucioneve shtetërore.
Ministri ka thënë se është e mundur huamarrje nga jashtë përmes eurobondit./telegrafi/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...