Komuna e Tetovës ka mbajtur seancën e parë të Këshillit komunal ku është zgjedhur edhe shumica e re e këshilltarëve, ndërsa për kryesues këshilli është zgjedhur këshilltari i Lëvizjes Besa, Besar Durmishi.
Durmishi mbështetjen e mori nga këshilltarët e OBRM-PDUKM-së, Aleancës për shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe nga këshilltarët e nismës “Më mirë për Tetovën”.
Durmishi u votua me 16 vota PËR, asnjë KUNDËR dhe 14 vota të përmbajtur.
Ai tha se udhëheqja e këshillit është përgjegjësi për të dhe për këtë u zotua se do të punojnë sipas ligjit, rregullave dhe tha se qytetarët do të vlerësojnë punën e tyre. /alsat/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje