Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Regjistrit Qendror, institucion shtetëror, për pranimin e tetë punonjësve të rinj pa asnjë shqiptar në mesin e tyre, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas BDI-së, ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit, i cili ka qenë i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike.
“Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike,” thuhet në reagimin e partisë.
BDI e konsideron këtë vendim si minues të themeleve të bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane, duke i bërë thirrje Qeverisë “njëetnike” që të ndalojë urgjentisht këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë në institucionet shtetërore.
Në deklaratë, BDI shprehet se shqiptarët nuk duhet të jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës.
Partia akuzon gjithashtu përfaqësuesit shqiptarë brenda qeverisë se nuk kanë as ndikim dhe as autoritet, duke shtuar se “e vetmja gjë që bëjnë është të arsyetojnë politikat diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm”.
“Çdokush që mbetet për ta legjitimuar këtë qeveri, qoftë me pjesëmarrje apo heshtje, është bashkëfajtor,” përfundon deklarata e BDI-së./rtk
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...