Në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan është edhe bateristi i grupit DNK, Gjorgi Gorgiev (23 vjeçar).
Gjorgi Gorgiev është një perkusionist dhe baterist 23 vjeçar nga Strumica.
Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.
Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen.
Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën – vokalistja mbështetëse e grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performon me dyshen e grupit DNK dhe ishte pjesë e koncertit të grupit në natën fatale.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron