Koalicioni “Tash është koha”, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev, në lidhje me propozim-ligjin e tyre për shtetësinë.
Nga ASH-AAA thonë se “Zaevit nuk i pengon numri i dëshmitarëve për të marrë nënshtetësinë, por numri i shqiptarëve”.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bëjnë thirrje kryeministrit që së bashku me partnerët e tij të koalicionit, ta pranojë propozim-ligjin e tyre, për marrjen e nënshtetësisë.
“Në ditët kur koalicioni Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA pret të thirret seanca për miratimin e propozim-ligjit për shtetësinë, në vend se të dëgjojmë sugjerime dhe propozime, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, deklaroi se “me tre dëshmitarë lidhet martesë, por nuk merret shtetësi”. Sado që ky cinizëm i tij është pa shije, por edhe i paqëndrueshëm, sepse kjo është një praktikë që deri vonë ka shërbyer si mjet juridik, megjithatë deklarata e tij më shumë flet me nëndijen e tij sesa me vetëdijen atij. Kjo e nxjerrë sheshazi frikën e tij se mos me këtë ligj po rritet numri i shqiptarëve. Prandaj atij, realisht, nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve”.
“Të gjendur në këtë situatë, ne i bëjmë thirrje kryeministrit që bashkë me partnerët e tij ta pranojë propozim-ligjin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët & AlternAtivA, sepse ky është në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm në interes të shqiptarëve, ndërsa nëse ka mospajtime me tekstin e propozim-ligjit, ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe në seancën përkatëse, përmes amendamenteve, ta dakordojmë tekstin përfundimtar. Por, po theksojmë edhe një herë, cinizmi dhe ironia nuk i ndihmojnë kryeministrit për ta mbuluar ose ushqyer frikën se mos disa shqiptarë marrin shtetësi. Madje, nëse ai dhe partia e tij dëshirojnë të dëshmojnë se janë vërtet për shtet qytetar pa diskriminim të askujt në asnjë bazë, ky propozim-ligj është një test i mirë pikërisht për këtë”, thuhet në njoftimin e ASH-AAA./Telegrafi/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...