Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi sonte në mbrëmje Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi.
Në njoftim thuhet se dje rreth orës 10:00, në rrugën “Kanjosha Macedonovica”, në ambientet e një shtëpie, pas një konflikti verbal që kaloi në një konflikt fizik mes M.D. e nënës së saj dhe H.B, e dyshuara M.D. ka goditur me thikë H.B.
Bëhet e ditur se shtetasit turk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se policia ka kryer hetime, ndërsa e dyshuara M.D. me kallëzim penal do t’i dërgohet prokurorit kompetent/N1.
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...
Osmani: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-...