Shkupjani 36-vjeçar, i cili është kërkuar për shkak të dënimit me burg, mbrëmë është arrestuar nga policia në autostradën në Smokvicë, duke tentuar që me makinën e tij të transportojë 13 emigrantë nga Pakistani.
Nga MPB informojnë se në autostradën tek fshati Smokvicë në orën 04:00, zyrtarët policorë kanë urdhëruar që të ndalohet makina “Voklswagen” me targa të Zvicrës, por e njëjta ka refuzuar dhe ka vazhduar me lëvizje nga autostrada e Gjevgjelisë për në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas grykës në fshatin Miravci është ndaluar makina, ndërsa shoferi ka ikur. Në makinë janë gjetur 13 persona, emigrantë nga Pakistani. Pas kontrollimit të terrenit është gjetur edhe shoferi dhe është konfirmuar se bëhet fjalë personin F.I (36) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shoferi së bashku me emigrantët është dërguar në stacionin policorë për kalimet kufitare në Bogorodicë, ndërsa pasi F.I është kërkuar më herët pasi ka qenë i dënuar me burg, do të dërgohet në burgun e Idrizovës.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...