MPB informon se sot rreth orës 13:00 në rrugën “M.A. Çento” policia ka arrestuar 30 vjeçarin D.F. nga Hasanbegu i Shkupit.
30 vjeçari është arrestuar deri sa po qëndronte në kafene me një polic i cili ka qenë jashtë detyrës. D.F. ka pasur të veshur jelek anti-plumb dhe pistoletë “Smit&Veson”.
Gjatë kontrollit të makinës së tij të markës “Seat Ibiza” është gjetur pushkë automatike dhe karikatorë me plumba. Pas dokumentimit të rastit D.F. do të del para Prokurorisë.
MPB njofton se në zbardhjen e rastit është përfshirë edhe Departamenti për Kontroll të Brendshme dhe Standarde Profesionale.

Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...