Dje është arrestuar një person nga fshati Shishovë për shkak se ka kërcënuar me armë policët
“Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta në Shkup, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.SH. 31 vjeç nga fshati Shishovë i Komunës së Sarajit, ndaj të cilit ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup. Personi në fjalë është vërejtur nga zyrtarët policorë, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndaloj. Megjithatë ai nuk ka zbatuar urdhrin, përkundrazi ka nxjerr armën dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër. Pas kësaj shumë shpejt personi në fjalë është kapur nga policia dhe është dërguar në stacion policorë në Bit Pazar, për procedure të mëtejme”, thonë nga MPB.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...