Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi theksoi se nuk ekziston plan B sa i përket formimit të qeverisë por se Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit.
Arifi në një intervistë për Rrjetin Ballanik për Gazetari Hulumtuese gjithashtu theksoi se programi i LSDM-së nuk përmban asgjë problematike përkundrazi se ajo është platformë evropiane dhe e orientuar në përmbushjen e reformave e që lë hapësirë për hapjen e debatit për çështje të ndjeshme në të ardhmen.
Nënkryetarja e BDI-së ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se përmbajtja e platformës shqiptare nuk është anti-kushtetuese por ka të bëjë me çështjet e rëndësishme të shqiptarëve të cilat janë ngritur vazhdimisht në 25 vitet e fundit.
Arifi mohon që BDI përmes platformës përpiqet të fitojë pikë politikë dhe të provokojë krizë pasi sipas saj nëse do të pretendonte një gjë të tillë atëherë do të kërkonte ndryshime kushtetuese.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...