Në Ulqin kanë nisur të vijnë investitorë të interesuar për ndërtimin e projektit Mavrijan Luxury Resorts.
Sipas këtij projekti në hapësirën prej rreth 63 hektarëve do të ndërtohet marina, tre hotele luksoze, 105 vila të cilat do të mbanin diku 5 mijë shtretër.
Për këtë projekt interesim kanë shfaqur investitorë nga Katari dhe Egjipti, e siç ishte deklaruar më herët kryetari i komunës Loro Nrekic, vlera e këtij investimi do të ishte mes 600 milionë dhe 1 miliardë euro.
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se do të kërkojnë aprovimin e Ministrisë së Financave për shitjen e truallit që vlerësohet rreth 20 milionë euro./lajme.al
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...