Në Ulqin kanë nisur të arrijnë investitorë për ngritjen e projektit Mavrijan Luxury Resorts, njofton B92 e Beogradit.
Në kuadër të këtij projektu në një sipërfaqe rreth 63 hektarësh do të ngrihen marina, tre hotelë luksozë dhe 105 vila, që do të kenë rreth 5000 shtretër, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.
Për këtë projekt kanë shprehur interesim investitorët nga Katari dhe Egjipti, ndërsa siç ka deklaruar më herët kryebashkiaku i Ulqinit, Loro Nrekiqi, vlera e investimit do të jetë në mes të 600 milionë deri një miliard eurosh.
Kryetari i Ulqinit ka thënë se komuna do të kërkojë pëlqimin e Ministrisë së Financave për shitjen e pjesës ë vet të trollit, e cila vlerësohet në 20 milionë euro.
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...