Edhe pse sot në Gjykatën Penale është dashur të mbahet seanca për dëgjimin e dëshmitarit E1 në rastin “Monstra”, kjo nuk do të ndodhë për shkak se gjyqtari Osman Shabani ka probleme shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kolegu i tij, gjyqtari Ognen Stavrev, theksoi se gjyqtari Shabani dje ka qenë në punë, por në mëngjes e ka lajmëruar kryetarin e Gjykatës se për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të vij në punë.
Prindërit e fëmijëve të vrarë kanë reaguar në seancë, duke akuzuar se po luhen lojëra të pista dhe se me qëllim e anulojnë dhënia e dëshmisë.
“Më herët ishin sëmur Ivica Stefanovski dhe ishte shtruar në spital, kur duheshe të thuhet fjalët e fundit, ndërsa tani u sëmur edhe Shabani. Po vazhdojnë me të njëjtat lojëra si më herët”, thonë prindit e revoltuar.
Shefi i NATO: Evropianët të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, t...
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona