Komisioni për Integrim Evropian, që kryesohet nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim Zuzana Michalcová Šutiaková, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se në takim është diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë, në mënyrë që Kosova të përmbushë më me lehtësi detyrimet që dalin nga Plani i Rritjes së BE-së. Gjithashtu është diskutuar edhe për heqjen e masave nga BE.
‘’Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, theksoi përkushtimin e Komisionit që ajo udhëheq dhe i siguroi mysafirët për një angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë gjatë procesit të integrimit. Ajo kërkoi përkrahje të mëtejme nga të gjithë përfaqësuesit dhe mekanizmat përkatës të BE-së në Kosovë. Në vijim, kryetarja e Komisionit kërkoi heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizata dhe forume ndërkombëtare’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Ndërsa Sutiakova, ka thënë se BE-ja është e gatshme të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe e vlerësoi rolin e Komisionit në përmbushjen e detyrimeve gjatë procesit të integrimit./Arbresh.info
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar