Dy institucionet kryesore financiare të vendit, Banka Popullore dhe Ministria e Financave, në takimet të pranverës të këtij viti të grupit të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington, kanë realizuar një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësuesit e lartë të organizatave dhe institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare.
“Në takimet me drejtuesit e disa drejtorive të FMN-së, u diskutua mbi mundësitë për të marrë mbështetjen e tyre të mëtejshme për përmirësimin e mëtejshëm të punës së Bankës Popullore nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe këshillimor në fushën e statistikave, në mënyrë që të harmonizohen më tej me standardet ndërkombëtare për raportimin e statistikave, mbështetje në fushën e modelimit ekonomik”, tha për guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska.
Diskutimet, theksoi ajo, u përqendruan gjithashtu në mundësitë për të ofruar ekspertizë që do të forconte infrastrukturën analitike të bankës qendrore në fushën e stabilitetit financiar.
“Ne në detaje përpunuam vizionet tona, të cilat janë plotësisht në përputhje me angazhimin tonë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta në zonë”, tha Angellovska-Bezhoska.
Delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga guvernatorja Bezhoska dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski këto ditë po qëndrojnë në Uashington për të mbajtur diskutime dhe kontakte pune në kuadër të takimeve të pranverës të grupit të Bankës Botërore dhe FMN-së./Telegrafi/
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...