Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, duke folur nëpërmjet një video mesazhi nga Londra kushtuar 22-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, tha se krimi nuk duhet harruar.
Jolie i dërgoi një mesazh të fortë popullit të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht nënave të Srebrenicës.
“Ne jemi me ju, nuk do t’ju harrojmë”, tha para audiencës aktorja e Hollivudit. Ajo theksoi nevojën për të luftuar urrejtjen dhe intolerancën, shkruan albinfo.ch.
22 vite më parë mbi 8 mijë mysliman boshnjakë u vranë nga forcat serbe.
Këtë të martë 71 viktima u varrosën në prani të shumë njerëzve që erdhën për të nderuar të rënët.
Për atë që ngjau në Serbrenicë reagime pati nga e gjithë bota.
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse