Ambasadorja amerikane kërkon nga Sela dhe Gashi të jenë opozitë konstruktive

18:35 | 1 Prill 2021

Ambasadorja e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes sot kishte takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetarin e partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-ve, Byrnes ka biseduar me Selën dhe Gashin për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar.

“Ambasadorja Byrnes inkurajoi të dy liderët që të bashkëpunojnë me të tjerët për të zgjidhur sfidat shtetërore të shtetit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Ndërkaq, Sela tha se ka informuar ambasadoren për domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit.

“E informova Ambasadoren Byrnes, për rolin politik të subjektit tonë drejt zgjidhjeve të çështjeve në interes të qytetarëve. Nënvizova domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndjeshëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura”.

“Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Ligjit të shtetësisë, i cili duhet të debllokohet sa më parë, dhe të hyjë në procedurë parlamentare. E informova se ne si Koalicion presim amendamentet e arsyeshme për këtë ligj nga subjekte tjera politike. Ju falënderova znj Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut te Departamentin të Shtetit Amerikan, e kishte përfshi edhe çështjen e shtetësisë si shqetësim real i shoqërisë sonë”.

“Në fund, i premtova konstruktivitetin dhe kontributin tonë të vazhdueshëm në lidhje me perspektivën euro-atlantike të qytetarëve dhe vendit tonë”, shkruan Sela.

Ambassador Byrnes spoke with Alliance for Albanians and Alternativa leaders Ziadin Sela and Afrim Gashi today to stress…

Posted by U.S. Embassy North Macedonia on Thursday, April 1, 2021

 

Sot, kishim nderin të bashkëbisedojmë nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në Shkup, znj Katie Marie…

Posted by Ziadin Sela on Thursday, April 1, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara