Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se është e shqetësuar me faktin se Serbia blen pajisje ushtarake nga Rusia dhe i bëri thirrje Beogradit që t’i ndërpresë transaksionet me Moskën, të cilat mund të nxisin sanksione.
“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë që të heqin dorë nga transaksionet me Rusinë”, të cilat, me ligjin amerikan, rrezikojnë vendosjen e sanksioneve, thuhet në një reagim të ambasadës amerikane në Beograd, dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
SHBA-ja dhe Rusia kanë vizione shumë të ndryshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, thuhet po ashtu në reagim.
“Moska, në mënyrë aktive, e kundërshton integrimin perëndimor të rajonit dhe përpiqet të pengojë zgjidhjen e tensioneve ndëretnike, të margjinalizojë ndikimin e SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian dhe t’i pengojë vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin orientimin e tyre të pavarur”, tha Ambasada e SHBA-së në Beograd.
Komentet vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi këtë javë se Serbia e ka kompletuar blerjen e sistemit raketor nga Rusia.
Vuçiq vazhdimisht është shprehur pro integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, por, në të njëjtën kohë, vazhdon t’i ruajë lidhjet e ngushta me Rusinë.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...