Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e BDI-së në Reçicë të Vogël ka shpallur fitoren bindëse në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Dollnen, Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.
“I falënderoj të gjithë ata që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore. I falënderoj të gjithë që punuan për këtë fitore. Sigurisht që ka momente që ndonjë betejë edhe mund të humbet, por një betejë e humbur nuk do të thotë që humbë e tërë lufta.
Në Gostivar jemi në pritje të rezultateve finale, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi të mëdhenj sa që edhe një betejë të vogël me e humbë e shndërrojmë në fitore e kjo vlen për Vrapçishtë, Zhelinë e Bogovinë. Ata që kanë fituar ndonjë nga komunat ne do t’i ndihmojmë, sepse janë komuna të të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti. /albeu.com/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...