Partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj fushatës së Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona, për arsye se është zhvilluar duke mos respektuar gjuhën shqipe.
“Pikërisht për informim të saktë dhe të drejtë është dashur që çdo rekomandim, masë dhe obligim të mos ju drejtohet qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase por, sipas ligjit të gjuhëve edhe në gjuhën shqipe”, reagojnë nga ASH-ja, transmeton portalb.mk
ASH-ja thekson se gjuha shqipe nuk po respektohet edhe nga ministrant shqiptarë, si ministri i arsimit.
“Gjuha shqipe jo vetëm se nuk po përfillet nga ministritë e udhëhequra nga ministra maqedonas por, fatkeqësisht nuk po përfillet as nga ministritë e udhëhequra nga ministra shqiptar. Rast i tillë ndodhi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës e cila informatat dhe obligimet që shkollat e mesme dhe fillore duhet t’i plotësojnë i kanë pranuar vetëm në gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga ASH-ja.
ASH-ja kërkoi nga organet kompetente që rekomandimet të shpërndahen edhe në gjuhën shqipe.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...