Pas vendimit të Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, e cila thotë se fjalimi i Gjeorgje Ivanov, më shumë i ngjau një fjalimi të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit.
Sipas Aleanca për Shqiptarët në raste të këtilla do të duhej të ishte vigjilent dhe t’i shërbejë interesave të gjëra, për qetësimit të gjakrave dhe të amortizojë përshkallëzimin e situatës.
“Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar. Deklarata e partive shqiptare, në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një presidenti, kryeministri dhe qeverie, jo kompetente dhe kriminale, siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e ligjeve, buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët./Arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...