Alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese sot në mëngjes kanë arritur në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup.
Ekipe të MPB-së në Maqedoninë e Veriut tanimë janë në terren dhe kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për evakuimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla si dhe janë duke kryer kontrolle të detajuara të objekteve, shkruan Alsat.
“Sot (14.012.2022) diku rreth orës 08:30 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve, mësimdhënësve dhe të punësuarve të tjerë në këto shkolla dhe në rrjedh e sipër janë kontrollet e detajuara nga ekipi i anti-terrorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kërcënime me bomba përveç në shkolla, gjatë këtyre ditëve kishte edhe në qendrat tregtare dhe institucionet shtetërore.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...