Nga MPB në Maqedoni të Veriut njoftojnë se se nuk ka rrezik për qytetarët pas alarmit për bombë në stacionin e trenit në Shkup.
“Sot në SPB Shkup është raportuar se një valixhe ka mbetur në hapësirën e Stacionit Ndërkombëtar të Autobusëve – Qendra e Transportit pranë një bankomati. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se ka qenë një grua e moshuar e cila ka lënë valixhen, në të cilën kishte rroba, gjegjësisht nuk ka rrezik për qytetarët”, thonë nga MPB për “Lokalno”.
Sipas informacioneve, punonjësit në stacionin hekurudhor në Shkup kanë marrë një mesazh anonim nga një numër i fshehur telefonik, i cili menjëherë ka raportuar rastin në polici.
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...