Dje ka ndodhur një aksident i rëndë në Strumicë ku një vetur ka goditur katër fëmijë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Dje rreth orës 14.10 në afërsi të Ambulancës Shëndetësore në fshatin Bansko të Strumicës, M.N. (25) nga fshati Bansko, duke drejtuar makinën “Zastava” me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur katër fëmijë të mitur të moshës 4, 9, 14 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Bansko.
Më pas makina ka goditur edhe një pol elektrik. Pas aksidentit, shoferi dhe këmbësorët janë dërguan në Qendrën Mjekësore në Strumicë për trajtim mjekësor, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës katër vjeçar.
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...