Një njëzetë e shtatë vjeçar nga Bërvenica e Tetovës është lënduar pasdite pasi me automjetin e tij kishte dalë nga aksi rrugor në autostradën Shkup-Tetovë.
“Rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, tek pika pagesore doli nga rruga automjeti i markës ‘Pezho 207’ me targa të Tetovës. Deri tek aksidenti erdhi kur shoferi B.B. (27) nga Bërvenica e humbi kontrollin dhe doli nga rruga”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Shoferi ishte vetë në automjet dhe është dërguar në spitalin e Tetovës, ku i janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Inspektim ka kryer ekipi i SPB Tetovë. /telegrafi
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...