Katër persona janë lënduar dje në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të Sedllarcës së Epërme, kur një automjet motorik “Folksvagen polo” i drejtuar nga 19 vjeçari A.R prej Pirokut të Tetovës, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Aksidenti ka ndodhur gjatë orës policore, gjegjësish në orën 22 e 30 minuta.
Në aksident, shoferi dhe tre bashkëudhëtarët në automjet në moshë prej 36,39 dhe 42 vjet, të gjithë nga Prioku, kanë marrë lëndime trupore dhe janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim. Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Tetova, kumtoi policia e Tetovës./alsat
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës