Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur të shtunën në një takim ambasadorin italian në Maqedoni, Karlo Romeo, ku është diskutuar për formimin e qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, si dhe për zgjedhjet lokale.
Ahmeti theksoi se BDI respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejt të zgjidhet dhe të fillojë me punë menjëherë.
Kreu i BDI-së nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndër-fqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Në lidhje me zgjedhjet lokale, Ahmeti tha që BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave deri në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re./Arbresh.info/
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...