Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministra të kësaj partie politike, vendosën kurora me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Shkup, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Ahmeti tha se Skënderbeu është hero i shqiptarëve, por edhe i popujve që e duan paqen në Ballkan.
Sipas tij, edhe Marrëveshja e Ohrit është në frymën e Skënderbeut, kurse shqiptarët e kujtojnë edhe pse okupatorët u munduan ta fshijnë nga kujtesa e shqiptarëve./Telegrafi
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...