Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk.
Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit Ahmeti lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, derisa ka theksuar se autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në zbardhjen e tërësishme të rastit.
Kryetari Ahmeti ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe shumë efikas të autoriteteve bullgare.
Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti në mes të dy vendet ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kyuchyuk, duke vënë theks në arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e re në Sofje.
“I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shumë në sigurinë e vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve”, kanë konstatuar në takim kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti bullgar./Telegrafi/
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...