Tetova, një nga qytetet më shumicë shqiptare në Maqedoni, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit mund të mos fitohet nga një parti shqiptare.Planet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që të hyjë në koalicionme partinë maqedonase LSDM-në e Zoran Zaev për të konkurruar në zgjedhjet lokalemund të sjellin një kryetar që nuk është nga një parti shqiptare por në koalicion mes BDI-së dhe LSDM-së.
Mediat në Maqedoni raportojnë se koalicioni qeveritar mes LSDM-së, BDI-së dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë edhe një koalicion në zgjedhjet lokale.Aleanca për Shqiptarët është krijuar pasi Ziadin Sela doli nga PDSH-ja e Menduh Thaçit duke krijuar Lëvizjen për Reforma u bë bashkë me RDK-në në krye me Vesel Mehmedin dhe UNITETIN e Gëzim Ostrenit.Kësisoj shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje do të kenë si kandidat për kryetar të komunave të tyre njerëz të kandiduar nga një koalicion i këtyre tri partive.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...