Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për “Klan Debat” tha se bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne.
“Bllokadat, bojkotet, sabotazhet në proceset demokratike me demokraci të përparuar nuk kanë vend tek ne dhe mendoj se ky paralajmërim i OBRM-PDUKM për bllokadë të Parlamentit nuk i bën mirë shëndetit të partisë së tyre, sepse nuk mbështetet nga asnjë vend demokratik nga vendet ku ne pretendojm të jemi bashkë atje, në këto procese përparësi i jepet vizionit”, ka thënë Ahmeti duke pyetur se cili është vizioni dhe qëllimi i tyre me bojkotin apo sabotazhën ose bllokadën.
Duke folur më tej mbi legjitimitetin e Qeverisë, kreu i BDI-së ka shtuar se Qeveria ka legjitimitet të plotë dhe se e drejt e opozitës është që të bardhës t’i thotë e zezë ndërsa vlerësimin e bëjnë qytetarët.
Ahmeti gjithashtu tha se pret epilog pozitiv sa i përket kontestit me Bullgarinë dhe se nga integrimi në BE përfitojnë të gjithë qytetarët e vendit dhe jo vetëm.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri