Serbia assesi nuk po mund të pajtohet me faktin se ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se do të kërkojë që ata që votuan për Rezolutën mbi Gjenocidin në Srebrenicë tu ndalohet hyrja në Serbi.
“Presidenti Vuçiq nuk është një njeri që ndalon, por unë do t’i kërkoj atij që t’ua ndalojë hyrjen në Serbi atyre që votuan për rezolutën. Lejoni familjet e tyre, të shpërndara mirë në Beograd, të shohin njëri-tjetrin në Mal të Zi”, pohoi Vulin.
Sipas tij, ata që votuan për rezolutën mbi Srebrenicën në parlamentin malazez “janë kundër Serbisë”, raporton vijesti.me.
“Kryeministri malazes Zdravko Krivokapiq zhgënjeu serbët për herë të fundit, pas këtij veprimi, asgjë më nuk do të na zhgënjejë”, tha Vulin.
Parlamenti malazes miratoi dje një rezolutë që e njihte gjenocidin e serbëve të kryer ndaj myslimanëve të Bosnjës-Hercegovinës, ndërsa Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq u pushua nga puna me sugjerimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, për shkak të deklaratave ku relativizoi gjenocidin e Srebrenicës. /Telegrafi/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut