Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është deklaruar pas takimit me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ai përmes një postimi në “Twitter” tha se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.
Abazoviq tha se vizita e Escobarit në Malin e Zi më shumë i kushtohet luftës kundër korrupsionit.
“Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.
Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile./arbresh.info/

Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë