Qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve sa i përket çmimit të karburantit, por nuk mund ta ndalë luftën në Ukrainë, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai tha se shqetësimi më i madh i Qeverisë është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, sepse “jo vetëm do të kemi krizë energjetike, por edhe ushqimore”.
“Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës”, tha ai në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministren e Finlandës, Sana Marin.
Abazoviq theksoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, raporton rtcg.

“Kërkoj prej qytetarëve që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit. Qytetarët është mirë që t’iu përshtaten ndoshta më shumë stileve të jetesës së shëndetshme. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi”, paralajmëroi Abazoviq.
Kryeministri i Malit të Zi beson se një politikë e mirë dhe e zgjuar dhe bashkëpunimi rajonal, si gjatë pandemisë së coronavirusit, mund ta kapërcejë në mënyrën më të mirë këtë situatë. /Telegrafi/
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...
Arrestohet edhe një kryesues në Malishevë – dyshohet për fal...